Naser Berisha e merr seriozisht tekstin e këngës së tij: Qef me bashkëshorten në Venedik

Mediale Vip

Naser Berisha e merr seriozisht tekstin e këngës së tij: Qef me bashkëshorten në Venedik

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 15:44
Naser Berisha dhe Liria

"Venediku – një ëndërr mbi ujë. Rrugica, ura dhe qetësi… një vend që të flet pa fjalë."

Ky është statusi i kantautorit të njohur shqiptar, Naser Berisha, i cili poshtë tij ka postuar edhe disa foto me bashkëshorten e tij, duke treguar se po kalon disa ditë pushimesh në një prej vendeve më të bukura për çiftet – Venedikun, i njohur ndryshe edhe si “qyteti i dashurisë”.

Siç duket, Naseri e ka marrë seriozisht tekstin e hitit të tij më të ri, “Jeta është sot”. Kujtojmë se artisti çdo vit gjen kohë për të udhëtuar me bashkëshorten, duke vizituar destinacione ekzotike si Karaibet apo Maldive. Kësaj here, ai ka zgjedhur të udhëtojë me Lirien në Venedik dhe duken më të lumtur se kurrë.

Nëse e keni harruar çfarë thotë teksti i këngës “Jeta është sot”, apo doni të rikujtoni optimizmin dhe ritmin e saj, bëni “play” në linkun më poshtë dhe kënaquni me jetën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat