DJ PM feston ditëlindjen: Faleminderit Zot për gjithçka që m’ke dhënë

Mediale Vip

DJ PM feston ditëlindjen: Faleminderit Zot për gjithçka që m’ke dhënë

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 19:34
DJ PM

Artisti i njohur dhe një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar, DJ PM, feston sot (e enjte) ditëlindjen.

Ai ka ndarë në Instagram me ndjekësit një mesazh të sinqertë e plot mirënjohje.

Të shoqëruar po ashtu me një fotografi personale, DJ PM ka falënderuar Zotin, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij personal dhe profesional.

“Faleminderit Zot për gjithçka që m’ke dhënë. Faleminderit familja ime, shoqëria ime, edhe krejt njerëzit që më përkrahin. Ju dua shumë dhe jam mirënjohës gjithë jetën”, ka shkruar ai.

Në fund të postimit, i drejtohet vetes me një urim që rrëfen optimizëm dhe dëshirë për më shumë suksese në të ardhmen.

“Urime ditëlindja bir, ishalla edhe shumë tjera qysh t’kish qejf ti”, përfundon PM.

Postimi ka marrë me dhjetëra urime nga ndjekës, miq dhe kolegë të muzikës, të cilët i kanë uruar jetë të gjatë, shëndet dhe suksese të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat