Princi William feston sot ditëlindjen – mori një urim të ëmbël nga bashkëshortja e tij, Princesha Kate

Mediale Vip

Princi William feston sot ditëlindjen – mori një urim të ëmbël nga bashkëshortja e tij, Princesha Kate

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 14:12
Kate Middleton dhe Princi William

Kate Middleton ka ndarë një urim të ëmbël për ditëlindjen e bashkëshortit të saj, Princit William, i cili sot feston 43-vjetorin e lindjes.

Në një foto shumë të dashur, trashëgimtari i fronit shfaqet i ulur në një fushë, duke luajtur me disa këlyshë të vegjël.

Në imazh, babai i tre fëmijëve është i veshur thjeshtë – me xhinse dhe një këmishë të gjelbër me mëngë të gjata dhe kopsa – teksa këlyshët i ngjiten ëmbëlsisht.

Fotografia shoqërohet me një mbishkrim të ndjerë nga Princesha e Uellsit dhe pjesëtarë të tjerë të familjes, ku shkruhet:

“Gëzuar ditëlindjen! Me dashuri, C, G, C, L, Orla dhe këlyshët!”.

Image
Kate Middleton dhe Princi William

Kjo vjen pas një tjetër urimi për Princin William, të ndarë më herët nga babai i tij, Mbreti Charles, i cili publikoi një foto të papublikuar më parë të djalit të tij, së bashku me një mesazh të përzemërt në llogarinë zyrtare të Familjes Mbretërore në X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat