Stresi përplaset me një person nga publiku gjatë koncertit, ndërhyn sigurimi

Mediale Vip

Stresi përplaset me një person nga publiku gjatë koncertit, ndërhyn sigurimi

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 18:15
Stresi

Një moment tensioni ka ndodhur gjatë një performance të fundit të reperit të njohur Stresi, në një nga diskotekat më të frekuentuara të vendit, ku ai ishte i ftuar special për të performuar para dhjetëra fansave.

Ngjarja është bërë virale në rrjetet sociale, pasi një video e shpërndarë gjerësisht tregon momentin e ndërprerjes së befasishme të koncertit dhe përplasjen verbale që pasoi.

Sipas pamjeve filmike, ndërsa publiku po shijonte performancën e reperit, një individ nga turma duket se i është drejtuar Stresit.

Në përgjigje, reperi ndaloi menjëherë muzikën dhe iu drejtua drejtpërdrejt personit në fjalë me tone të ashpra.

Ekipi i sigurisë ndërhyri pa vonesë, duke e larguar me forcë individin nga skena dhe publiku.

@lucas.mauger DON'T FUCK WITH THE ALBANIAN RAP 🇦🇱 #stresi #albania #fyp ♬ الصوت الأصلي - آلمـصـمـم /دآيـــنــــر🔥💎
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat