Edhe pse “Ferma VIP” ka përfunduar, tensionet mes ish-banorëve vazhdojnë jashtë shtëpisë. Në “Ferma Club”, Ylli dhe Andrea u përballën për herë të parë pas incidentit të bujshëm që ngjalli debat për gjuhën e përdorur dhe akuzat për kërcënim.
Andrea u përpoq të shpjegonte deklaratën e tij të shumëpërfolur:
“Për sa i përket atyre fjalëve, e kam shumë të rëndësishme ta sqaroj. Kam përdorur në mënyrë metaforike fjalët që u thanë më parë nga dy persona: fituesi Big Basta dhe gjysmëfinalisti Ylli. E kam thënë edhe në Prime që kam përdorur të njëjtën gjuhë që Ylli përdori ndaj meje. Ai më tha ‘ta shtyp kokën’.”
Por Ylli e mohoi kategorikisht që gjuha të kishte qenë e njëjtë:
“Nuk është e njëjta gjuhë. Unë nuk i kam thënë ‘ta shtyp kokën’. I kam thënë ‘ta nxjerr kokën në tokë’, që gjithsesi nuk është e njëjta gjë. E thashë në drejtim të Anduelit dhe i kërkova falje. Pse duhet të më thoshte Andrea mua ‘ta fus thikën në fyt’? Kjo nuk është metaforë, kjo është kërcënim i drejtpërdrejtë.”
Në përpjekje për të mbrojtur veten, Andrea solli në vëmendje një deklaratë të mëhershme të Yllit:
“Ylli ka thënë që ‘Ferma’ do ta fitojë Andrea. Më pas, pasi pa disa video të keqinterpretuara, ndryshoi mendim dhe tha që do ta fitojë Big Basta.”
Ylli iu përgjigj prerë:
“Unë kam qenë me Big Bastën nga fillimi në fund. Nuk e kam ndryshuar asnjëherë qëndrimin.”