Gazetarja tërheqëse, Eleonora Incardona merr vëmendjen në Kupën e Botës për Klube

Mediale Vip

Gazetarja tërheqëse, Eleonora Incardona merr vëmendjen në Kupën e Botës për Klube

Më: 24 qershor 2025 Në ora: 23:33
Eleonora Incardona

Kupa e Botës për Klube këtë vit nuk ka qenë vetëm një festival futbolli – për shumë tifozë, ajo është ndezur edhe nga prezenca magjepsëse e gazetares dhe prezantueses së DAZN, Eleonora Incardona.

Bukuroshja 34-vjeçare italiane është bërë një nga figurat më të komentuara të turneut, jo vetëm për profesionalizmin e saj në transmetime, por edhe për paraqitjet e saj elegante dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Me mbi 1 milion ndjekës në Instagram, Eleonora i ka dhënë një tjetër dimension transmetimeve sportive.

Por, përtej karrierës televizive, ajo është gjithashtu në një lidhje me një nga emrat më premtues të futbollit italian – Samuele Ricci, mesfushorin e Torinos dhe të ekipit kombëtar të Italisë.

Në një intervistë të mëparshme, Eleonora ka folur me sinqeritet për momentin kur u njohën: “E takova gjatë një periudhe shumë të vështirë në jetën time. Vetëm puna më ndihmoi ta përballoja – dhe pastaj u shfaq një person me vlera të vërteta”.

Duket se për Eleonorën, lidhja me Ricci-n ka sjellë qetësi dhe stabilitet, ndërsa për publikun, ajo mbetet një ikonë stili dhe një nga figurat më tërheqëse të ekranit sportiv në Itali. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat