Martohet djali i Pacollit, pamje nga dasma përrallore

Mediale Vip

Martohet djali i Pacollit, pamje nga dasma përrallore

Më: 27 qershor 2025 Në ora: 21:54
Pamje nga videoja

Sonte, Fisnik Pacolli, djali i ish-nënkryetarit të Komunës së Prishtinës Selim Pacolli, po kurorëzon dashurinë e tij me të fejuarën Jeta, në një nga dasmat më të veçanta të këtij sezoni.

Ceremonia po mbahet në një nga ambientet më të veçanta të kryeqytetit, një hapësirë luksoze që po shndërrohet sonte në një skenë të dashurisë, emocioneve dhe festës së madhe familjare.

Për të mos lënë pa kujtim asnjë moment të kësaj nate magjike, Fisniku ka zgjedhur të punojë me njërin nga emrat më të kërkuar të fotografisë në Kosovë – Norik Uka.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Norik Uka (@norikuka)

Në një atmosferë të veçantë dhe plot dashuri, me praninë e familjarëve, të afërmve dhe miqve më të ngushtë, çifti sonte po kurorëzon dashurinë e tyre në një natë të paharruar dhe të mbushur me emocione.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat