Lorde provokon me performancën – zhvishet në skenë në Glastonbury

Mediale Vip

Lorde provokon me performancën – zhvishet në skenë në Glastonbury

Më: 28 qershor 2025 Në ora: 22:36
Lorde

Këngëtarja nga Zelanda e Re, Lorde, u rikthye fuqishëm në Glastonbury të premten me një performancë surprizë që elektrizoi publikun, ku ajo jo vetëm që interpretoi disa nga hitet e saj më të mëdha, por u zhvesh në mes të skenës duke hequr bluzën në vapën përvëluese, duke ndezur emocionet dhe reagimet në turmë.

Krijuesja e hitit “Royals”, 28 vjeçe, interpretoi për herë të parë këngët nga albumi i saj i ri Virgin, në një set të paparalajmëruar që mbylli përkohësisht skenën Woodsies për shkak të mbipopullimit.

Pamja e saj e bardhë e thjeshtë, me xhinse dhe bluzë, i la vendin më pas një paraqitjeje më të guximshme, ku ajo hoqi bluzën dhe ekspozoi reçipetat përpara fansave të entuziazmuar, të cilët e përshkruan performancën si “euforike” dhe “jashtë kësaj bote”, shkruan DailyMail.

Image
Lorde

Shfaqja e Lorde përkoi me publikimin e kopertinës provokuese të vinilit të saj të ri, e cila përmban një fotografi eksplicite nën pantallona plastike transparente.

Veprimi shkaktoi reagime të përziera online – nga admirimi për guximin artistik, deri te shqetësimi për përmbajtjen, që shumë fansa pranuan se nuk ishin të përgatitur ta shihnin.

Image
Lorde

Albumi Virgin, që Lorde e përshkruan si një “dokument të ndershëm të feminitetit të saj”, përmban këngë si “Man of the Year” dhe prek tema të forta si identiteti gjinor, feminiteti dhe ndjeshmëria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat