Mos më kërkoni “tag”, Oriola Marashi “shpërthen” në rrjete sociale

Mediale Vip

Mos më kërkoni “tag”, Oriola Marashi “shpërthen” në rrjete sociale

Më: 2 korrik 2025 Në ora: 17:39
Oriola Marashi

Modelja shqiptare, Oriola Marashi, ka reaguar ashpër në një postim në rrjetet sociale, duke treguar hapur lodhjen dhe zhgënjimin që ka përjetuar së fundmi nga kërkesat e shumta për “tag” apo promovim në Instagram.

“Të kërkosh tag me zor, është si të trokasësh në derën e dikujt dhe të thuash; më jep diçka, se më takon. Nuk është normale dhe nuk normalizohet më.”

Në një Story të gjatë dhe të ndierë, Oriola ka ndarë shqetësimin e saj duke thënë se shumë njerëz i drejtohen vetëm për interesa personale, pa marrë parasysh përpjekjet dhe sfidat që ajo përballon çdo ditë.

Reagimi i Orioles ka marrë shumë vëmendje në rrjet, me ndjekës që e mbështesin për sinqeritetin dhe guximin për të folur hapur për presionet e padukshme të botës së rrjeteve sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat