Këngëtarja e njohur amerikane Kesha ka reaguar publikisht pas zhvillimeve të fundit tronditëse në procesin gjyqësor ndaj reperit Sean "Diddy" Combs, duke shprehur solidaritetin e saj me Cassie-n, ish-partneren e tij, e cila ka ngritur akuza serioze ndaj Diddy-t.
Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Kesha thekson:
“Unë besoj Cassie-n. E di sa e vështirë është të flasësh. E gjithë dashuria dhe forca ime për të.”
Reagimi i saj vjen pas publikimit të disa provave shqetësuese dhe akuzave që e kanë tronditur opinionin publik dhe industrinë muzikore. Kesha, e cila vetë ka pasur një betejë të gjatë ligjore kundër producentit të saj të dikurshëm Dr. Luke për abuzim seksual dhe emocional, njihet për mbështetjen që u jep grave që flasin hapur për përvojat e tyre.
Deklarata e saj është vlerësuar gjerësisht nga ndjekësit dhe kolegët e saj, duke u parë si një akt guximi dhe solidariteti në një moment kritik për lëvizjen #MeToo dhe për të gjitha gratë që po kërkojnë drejtësi në industrinë e argëtimit.