“Tayna, Kresha & Lyrical Son ‘shpërthejnë’ skenën me ‘Tint’

Mediale Vip

“Tayna, Kresha & Lyrical Son ‘shpërthejnë’ skenën me ‘Tint’

Më: 7 korrik 2025 Në ora: 20:57
Tayna, Kresha & Lyrical Son

Treshja më e përfolur e momentit, Tayna, Lyrical Son dhe Mc Kresha, kanë bashkuar forcat për të sjellë një nga bashkëpunimet më të fuqishme të verës — “Tint”.

Kënga është prodhuar nga Press Play, ndërsa tekstin e kanë shkruar vetë Tayna, Mc Kresha dhe Lyrical Son. Me një beat modern dhe lirika të goditura, “Tint” pritet të dominojë skenën muzikore dhe rrjetet sociale për javët në vazhdim.

Pjesë e këtij projekti është edhe Entermedia, që ka realizuar videoklipin me një vizualitet dinamik, dhe në përputhje të plotë me atmosferën e këngës.

Ky bashkëpunim konfirmon edhe njëherë se kur artistët e duhur bashkohen, rezultati është i pamohueshëm: një hit i padiskutueshëm!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat