Ajo është një artiste e njohur matjane, por që jeton në Maqedoninë e Veriut dhe është e kërkuar kudo, sidomos në ahengjet shqiptare.
Po flasim për artisten Mejreme Kurti, ku, siç shihet dhe dëgjohet, kënga e saj më e re është taman e përshtatur për sezonin e verës, kur realizohen edhe dasmat.
Kënga mban titullin "Nuse e mirë" dhe vjen me një videoklip të përshtatur po aq mirë.
Mësojmë se muzika është punuar nga Driton Fazliu, me tekst nga Rifat Maxhuni, dhe është realizuar në studion Bekim Malsia në Tetovë.
Tash e tutje, të gjitha këngët e artistes mund t’i gjeni edhe në kanalin e saj personal në YouTube.