Doktori i Mathew Perryt pranon fajin

Mediale Vip

Doktori i Mathew Perryt pranon fajin

Më: 23 korrik 2025 Në ora: 20:56
Matthew Perry

Dr. Salvador Plasencia, një nga mjekët e akuzuar t’i ketë dhënë ketaminë aktorit Matthew Perry, ka pranuar fajësinë për katër akuza të shpërndarjes së ketaminës.

Perry, i njohur për rolin e tij në serialin “Friends”, vdiq në tetor 2023 nga një mbidozë e ketaminës dhe mbytja në ujë.

Plasencia rrezikon deri në 10 vjet burg për secilën akuzë në seancën e dënimit më 3 dhjetor.

Ai aktualisht është në lirimin me garanci dhe ka njoftuar se do të dorëzojë licencën mjekësore.

Prokurorët lidhin vdekjen e Perryt me një rrjet të fshehtë shpërndarësish droge në Kaliforni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat