Lindsay Lohan zbulon çfarë do të kishte bërë ndryshe gjatë viteve të saj në Hollywood

Mediale Vip

Lindsay Lohan zbulon çfarë do të kishte bërë ndryshe gjatë viteve të saj në Hollywood

Më: 3 gusht 2025 Në ora: 13:16
Lindsay Lohan

Lindsay Lohan ka reflektuar për rrugëtimin e saj në Hollywood, duke thënë se, po të mund ta niste gjithçka nga e para, do të kishte vendosur më shumë kufij.

Në një intervistë për The Sun, aktorja 38-vjeçare tha se ishte tepër e gatshme të thoshte “po” ndaj agjentëve dhe producentëve, pa menduar për nevojat e saj personale. “Nëse do ta dija atëherë çfarë di sot, do ta kisha përdorur shumë më shpesh fjalën ‘jo’”, u shpreh ajo.

E famshme që në fëmijëri me role në filma si “Freaky Friday” dhe “Mean Girls”, karriera e saj u ndërpre nga probleme personale dhe ligjore, përfshirë varësinë, përballje me drejtësinë dhe periudha të shumta rehabilitimi, shkruan DailyMail.

Pas largimit nga vëmendja, ajo hapi biznese në Greqi dhe u zhvendos në Dubai, ku tha se gjeti një fillim të ri, larg thashethemeve të Hollywood-it.

Në vitin 2022, Lohan riktheu karrierën me komedinë romantike “Falling for Christmas”, e ndjekur nga “Irish Wish” në Netflix, pjesë e një marrëveshjeje me dy filma.

Kritikat për filmat ishin të përziera, por ajo u vlerësua për energjinë e saj në ekran.

Tani, Lohan është gati për një tjetër rikthim të madh me vazhdimin e “Freaky Friday”, titulluar “Freakier Friday”, që do të publikohet më 8 gusht.

Filmi e ribashkon atë me Jamie Lee Curtis dhe ka ngjallur entuziazëm te fansat që e kanë ndjekur në çdo fazë të jetës dhe karrierës së saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat