U deshën 6 muaj nga lindja e vajzës që Ana Lika të na tregonte portretin e saj

Mediale Vip

U deshën 6 muaj nga lindja e vajzës që Ana Lika të na tregonte portretin e saj

Më: 7 gusht 2025 Në ora: 12:38
Ana Lika

Ana Lika dhe Bjordi Mezini u bënë prindër të vogëlushes Marvel 6 muaj më parë, por vetëm sot, Ana zbuloi për herë të parë portretin e saj.

“Mrekullia ime Marvel. Ti sot bën 6 muajshe dhe unë nuk e di se sa shpejt kan kaluar keto muaj. Nuk ngopem me buzqëshjen tënde (dhe tulet e tua). Faleminderit që me dhe ermin "mami". Të dua pafund poçi im i vogël”, shkroi Ana.

Më tej, aktorja i kërkoi ndjesë të bijës që i publikoi foton në Instagram:

“P.S.: Më fal qe te nxori mami me fytyrë në insta, se e di që e ke qejf privatësinë”.

Sa i përket romancës së Anës dhe Bjordit, ata janë njohur gjatë xhirimeve të serialit “Hot”, ndërsa konfirmimin e romancës e bënë me një postim në Instagram 1 vit më vonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat