Projekte të reja të “The Beatles Anthology” do të publikohen këtë vjeshtë

Mediale Vip

Projekte të reja të “The Beatles Anthology” do të publikohen këtë vjeshtë

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 21:33
The Beatles

Fansat e “The Beatles” do të kenë arsye për t’u gëzuar; këtë vjeshtë vijnë përmbajtje të reja nga grupi legjendar, në ekran, në muzikë dhe në botime, sipas AP.

Sipas një njoftimi zyrtar, “The Beatles Anthology” do të rikthehet “në formën e tij përfundimtare”.

Dokumentari muzikor i vitit 1995, që tregon udhëtimin e grupit nga ditët në Liverpool deri te fama botërore, është restauruar e remasterizuar dhe do të ketë edhe një episod të nëntë.

Ky do të publikohet në “Disney” më 26 nëntor.

Episodi i ri përfshin pamje prapaskenash të Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr gjatë viteve 1994-1995, ndërsa punonin për serinë dhe reflektonin mbi jetën e tyre si ” The Beatles”.

Giles Martin, djali i producentit legjendar George Martin, ka krijuar përzierje të reja audio për shumicën e këngëve të përfshira.

Më 21 nëntor do të dalë edhe muzika e re, albumi “Anthology 4”,  së bashku me versionet e remasterizuara të tre albumeve të para.

Albumi i katërt do të përfshijë 13 demo të papublikuara më parë, regjistrime sesioni dhe materiale të rralla.

Ai do të ketë gjithashtu  versione të reja të hiteve “Free As A Bird” dhe “Real Love”, ndërsa klipi origjinal i “Free As A Bird” është restauruar.

Më 14 tetor publikohet edhe botimi i 25-vjetorit të librit “The Beatles Anthology”, ku katër anëtarët dhe bashkëpunëtorë të tyre si Neil Aspinall, George Martin dhe Derek Taylor tregojnë historitë e tyre.

Ndërkohë, fansat përgatiten edhe për katër filma artistikë të drejtuar nga Sam Mendes, ku secili do të fokusohet te një anëtar i  “The Beatles”, Paul Mescal si McCartney, Joseph Quinn si Harrison, Barry Keoghan si Starr dhe Harris Dickinson si Lennon. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat