​Lil Nas X zhvishet para arrestimit

Mediale Vip

​Lil Nas X zhvishet para arrestimit

Më: 24 gusht 2025 Në ora: 21:11
Lil Nas X

Lil Nas X hoqi rrobat e tij të ngushta përpara se të shtrohej në spital dhe të arrestohej, tregon një video e re.

Në pamjet tronditëse të siguruara nga TMZ, autori i hitit "Rodeo", shihet duke ecur në mes të rrugës lakuriq, duke bërtitur tekste këngësh dhe duke bërë gjeste me dorë ndërsa automjetet kalonin.

Pastaj ai u kthye dhe eci drejt personit që po regjistronte videon për një pamje të plotë ballore ndërsa këndonte tekstin e Nicki Minaj nga hiti i vitit 2010 i Kanye West "Monster".

26-vjeçari u arrestua më parë dhe u shtrua në spital pas një përballje të dyshuar me policinë të enjten, raporton KosovaPress.

Një burim i brendshëm tha për NBC News se këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Montero Lamar Hill, goditi një oficer dy herë në fytyrë.

Kalimtarët kishin raportuar në polici se panë një burrë lakuriq duke ecur në bulevardin legjendar përpara arrestimit të tij. Sipas Page Six, Hill po mbahet në burgun Van Nuys gjatë gjithë fundjavës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat