Trëndafila për Semi Jaupajn me një mesazh ndryshe

Mediale Vip

Trëndafila për Semi Jaupajn me një mesazh ndryshe

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 21:01
Semi Jaupaj

Semi Jaupaj ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një moment të ngarkuar me simbolikë.

Ajo ka postuar një foto me dy trëndafila të kuq, por ndryshe nga ç’pritet zakonisht, ata nuk ishin të shoqëruar me mesazhe romantike.

Në vend të tyre, Semi kishte shkruar “Grua e pavarur”.

Image
Insta

Ky detaj të lë të kuptosh se lulet nuk ishin dhuratë nga një partner, por një zgjedhje e vetë këngëtares për të afirmuar fuqinë dhe pavarësinë e saj.

Për më tepër, sfondi muzikor i postimit ishte kënga “Flowers” e Miley Cyrus, ku dëgjohet vargu i njohur “Unë mund t’i blej vetes lule”, një mesazh i qartë për vetëdashurinë dhe refuzimin për të varur lumturinë tek dikush tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat