Adelina s’e ndal ritmin, po vjen me dy projekte të reja

Mediale Vip

Adelina s’e ndal ritmin, po vjen me dy projekte të reja

Më: 1 shtator 2025 Në ora: 15:47
Adelina Berisha

Këtë verë, Adelina Berisha e përmbylli ‘bereqetshëm’.

Këngëtarja e njohur solli projekte që ia dolën të depërtojnë aty ku tashmë shumica e artistëve e kanë fokusin – rrjete sociale.

“Pasha mu” nga Adelina u shndërrua në refren në TikTok ende pa u publikuar i plotë si projekt teksa tashmë numëron mbi dy milionë shikime në Youtube.

Adelina u pa mjaft aktive edhe me mbrëmje muzikore kudo e duket se nuk do të pushojë.

Mësohet se këngëtarja do të sjellë dy projekte të reja muzikore. Njëri nga ta do jetë solo e tjetri në bashkëpunim këtë vjeshtë duke premtuar se do e mbajë ritmin e verës së suksesshme që pati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat