I jepet lamtumira e fundit ikonës së modës, stilistit Giorgio Armani

Mediale Vip

I jepet lamtumira e fundit ikonës së modës, stilistit Giorgio Armani

Më: 6 shtator 2025 Në ora: 19:25
Pamje nga ceremonia

Me qindra admirues, miq dhe kolegë u mblodhën të shtunën në Milano për t’i dhënë lamtumirën e fundit stilistit legjendar italian Giorgio Armani, i cili ndërroi jetë të enjten në moshën 91-vjeçare.

Homazhet u zhvilluan në qytetin që ai e shndërroi në një epiqendër të modës botërore.

Kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala, e përshkroi Armanin si një njeri me “elegancë të jashtëzakonshme”, duke nënvizuar ndikimin e tij që tejkaloi kufijtë e Italisë dhe modës.

Vdekja e tij shënon fundin e një epoke, por trashëgimia që la pas do të jetojë përherë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat