Sharon Osbourne thyen heshtjen pas vdekjes së bashkëshortit të saj, flet pas dy muajve

Mediale Vip

Sharon Osbourne thyen heshtjen pas vdekjes së bashkëshortit të saj, flet pas dy muajve

Më: 13 shtator 2025 Në ora: 23:47
Sharon Osbourne dhe bashkëshorti i saj, Ozzy Osbourne

Sharon Osbourne ka folur për herë të parë që nga vdekja e bashkëshortit të saj Ozzy Osbourne, gati dy muaj më parë.

Në një mbishkrim në Instagram të postuar të premten, më 12 shtator, ylli britanik i televizionit, 72 vjeçe, i ndau disa informacione se si ka qenë që kur rokeri i Black Sabbath vdiq në moshën 76 vjeç më 22 korrik – dhe falënderoi fansat për “dashurinë dhe mbështetjen e tyre të madhe”.

Postimi:

“Ende po kam vështirësi të gjej fjalët për të shprehur sa mirënjohëse jam për dashurinë dhe mbështetjen e madhe që keni treguar në mediat sociale”, shkroi ajo në mbishkrimin e një videoje të saj dhe vajzës Kelly, 40 vjeç, në një stallë falkonësh, shkruan People.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat