Raportimet për arrestimin e Mozzik rrëzohen nga Arianit Koci

Mediale Vip

Raportimet për arrestimin e Mozzik rrëzohen nga Arianit Koci

Më: 16 shtator 2025 Në ora: 21:44 Përditësuar në ora: 23:03 më 16.09.2025
Mozzik

Thashethemet për arrestimin e Mozzik rrëzohen nga Arianit Koci

Nga: A.Sh

Avokati Arianit Koci ka reaguar ndaj thashethemeve për arrestimin e reperit Mozzik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koci ka mohuar lajmet duke thënë se sapo kishte pirë kafe me artistin.

“Nuk është arrestuar reperi Mozzik!

Posa piva kafe me te”, shkruan ai.

Arrestohet reperi Mozzik

Reperi i njohur, Mozzik është arrestuar sonte në aeroportin e Prishtinës.

Raportohet se Mozzik është arrestuar nga policia doganore dhe është dërguar në mbajtje për 24-orë. Arsyeja e ndalimit lidhet me dyshimet e bazuara për prejardhjen e dy orëve luksoze, që kapin vlerë të larta.

Në rrjetet sociale ditën e sotme, ai ekspozoi një orë të markës së famshme Richard Mille, ku tha se i bëri vetes një dhuratë para ditëlindjes.

Njëra nga orët të cilat i bleu reperi, karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali dhe një rrip i bardhë elegant. Sipas raportimeve të bëra, çmimi i kësaj ore kap vlerën e rreth 1.5 milionë eurove.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat