Alaudini dhe Olsa ngacmojnë për kandidatët e edicionit të katërt të Big Brother: Sa të mirë janë

Mediale Vip

Alaudini dhe Olsa ngacmojnë për kandidatët e edicionit të katërt të Big Brother: Sa të mirë janë

Më: 18 shtator 2025 Në ora: 23:53
Alaudini dhe Olsa

Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, ka publikuar sërish në InstaStory një postim ngacmues që lidhet me sezonin e katërt të Big Brother VIP Kosova.

Ky reagim i tij ka bërë që ndjekësit të dyshojnë se përgatitjet për spektaklin më të madh televiziv në Kosovë tashmë kanë nisur seriozisht.

Postimin e Alaudinit e ka shpërndarë më pas edhe producentja e këtij formati, Olsa Muhameti, duke i shtuar edhe më shumë kuriozitet gjithë situatës.

Image
Postimi

Krahas kësaj, ajo ka shkruar: “Sa të mirë janë”.

Ky detaj i vogël, sipas ndjekësve, është një tjetër sinjal që lidhet me kandidatët që pritet të jenë pjesë e këtij edicioni.

Kjo nuk është hera e parë që Alaudini dhe Olsa ngrenë pritshmëritë për sezonin e ri të BBVK.

Me këto postime të vazhdueshme, ata po arrijnë ta mbajnë publikun në ankth dhe pritje, duke e bërë debatin për “kush do të jetë pjesë” edhe më të nxehtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat