Princ Leka ndan një selfie me Blertën nga udhëtimi i tyre

Mediale Vip

Princ Leka ndan një selfie me Blertën nga udhëtimi i tyre

Më: 21 shtator 2025 Në ora: 19:17
Blerta dhe Princ Leka

Princ Leka ka zgjedhur të ndajë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në rrjete sociale.

Ai ka postuar një selfie pranë Blertës, teksa çifti shfaqet i buzëqeshur dhe i relaksuar.

Fotoja është realizuar në ambientet e njohura të Galleria Vittorio Emanuele II në Milano, një prej vendeve më ikonike dhe turistike të qytetit italian.

Në sfond bie në sy kupola madhështore prej xhami, që i jep fotos një atmosferë elegante dhe romantike.

Postimi i Princ Lekës ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat