Arbana zbuloi të ftuarit e parë në emision, shpërthejnë fansat

Mediale Vip

Arbana zbuloi të ftuarit e parë në emision, shpërthejnë fansat

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 12:21
Arbana

Arbana Osmani po rikthehet me sezonin e dytë të podcast-it të saj të njohur, “Mirëmbrëma yje”.

I ftuari i parë për këtë sezon është Princ Leka, i shoqëruar nga partnerja e tij e re, Blerta Celibashi.

Gjatë intervistës që do të transmetohet sonte (e enjte), Princ Leka flet për jetën e tij personale, duke përfshirë edhe divorcin e bujshëm me Elia Zaharinë, një histori që ka tërhequr vëmendje të madhe.

 Foto: YouTube

Megjithatë, ndjekësit e podcast-it nuk janë të kënaqur me zgjedhjen e të ftuarve, dhe kritikat e komentet negative kanë mbizotëruar.

Komentet i janë drejtuar Princ Lekës duke argumentuar se ai nuk duhej të ftohej për shkak të dramës me Elian.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Suharekës, Shala: Do të subvencionojmë pushimin e lehonisë edhe për sektorin privat, katër mijë euro për fëmijën e katërt

Episodi ka ndezur debate në rrjetet sociale, disa shprehën zhgënjimin e tyre, ndërsa të tjerë mbeten kuriozë për detaje,

Sezoni i dytë i “Mirëmbrëma yje” premton intervista të thelluara dhe tematika që shpesh ngjallin diskutim, duke mbajtur fansat të angazhuar dhe aktivë në rrjetet sociale

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat