Edhe Ava Max me paraqitje brilante në Javën e Modës në Paris, shkëlqen përkrah Heidi Klum

Mediale Vip

Edhe Ava Max me paraqitje brilante në Javën e Modës në Paris, shkëlqen përkrah Heidi Klum

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 17:50
Ava Max

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka qenë ndër yjet që tërhoqën vëmendjen në Javën e Modës në Paris, një nga ngjarjet më të rëndësishme të modës në botë.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, artistja 30-vjeçare është parë tejet elegante, e veshur me një fustan të zi të shkurtër, të kombinuar me një xhaketë të zezë dhe syze të errëta, që i dhanë një pamje klasike dhe moderne njëkohësisht.

Në një prej imazheve që kanë bërë xhiron e mediave, Ava Max shfaqet përkrah ikonës gjermane të bukurisë, supermodeles së famshme Heidi Klum, teksa të dyja pozuan buzëqeshur përpara kamerave.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AVA MAX (@avamax)

Pjesëmarrja e Avës në këtë event prestigjioz vjen si dëshmi e ndikimit të saj në skenën ndërkombëtare, jo vetëm në muzikë, por edhe në botën e modës.Në Javën e Modës në Paris kanë marrë pjesë edhe shumë yje të tjerë, përfshirë Rita Orën, e cila gjithashtu ka tërhequr vëmendje me paraqitjen e saj plot stil dhe vetëbesim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat