Pamela Genini - kush ishte modelja që u vra nga partneri i saj në Milano?

Mediale Vip

Pamela Genini - kush ishte modelja që u vra nga partneri i saj në Milano?

Më: 15 tetor 2025 Në ora: 14:51
Pamela Genini

Modelja Pamela Genini, 29-vjeçare, u vra me thikë nga partneri i saj, Gianluca Soncin, 52 vjeç, në apartamentin e saj në Milano më 14 tetor.

Çifti nuk jetonte së bashku, por fqinjët raportuan se Soncin shihej shpesh pranë banesës së Pamela.

Pamela kishte marrë apartamentin në vitin 2023, një hapësirë dykatëshe me një tarracë që hapet mbi një rrugicë të vetme pranë Viale Monza.

Aty ndodhi sulmi tragjik, pavarësisht thirrjeve të dëshpëruara për ndihmë.

Sipas hetimeve të deritanishme, Soncin kishte arritur në apartament në mbrëmje dhe kishte parkuar makinën e tij rreth 200 metra larg ndërtesës.

Ai ka shkuar në shtëpinë e saj, me qëllim të bindë Pamela të rikthehej tek ai. Rreth orës 21:50, disa fqinj dëgjuan britmat e saj, ndërsa Pamela po ndiqte ndeshjen Itali-Izrael.

Dëshmitarët nga pallati përballë panë nga dritarja se Soncin po e tërhiqte Pamelan mbi dyshemenë e tarracës.

Ajo thërriste “Ndihmë, ndihmë” dhe në ato sekonda të tmerrshme, e goditi për herë të parë.

Dëshmitarët panë dhe thirrën të alarmuar policinë që hyri me forcë në banesë.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, Pamela nuk arriti të shpëtonte dhe vdiq nga plagët e thikës.

Pas sulmit, Soncin tentoi të vriste veten duke goditur fytin me thikë, por plagët nuk ishin fatale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat