Ndanë 20 vite bashkë, letra e Al Pacino për vdekjen e Diane Keaton: Më solli lumturi

Mediale Vip

Ndanë 20 vite bashkë, letra e Al Pacino për vdekjen e Diane Keaton: Më solli lumturi

Më: 17 tetor 2025 Në ora: 21:25
Al Pacino, Diane Keaton

Al Pacino ka shkruar një dedikim plot emocione për ish-partneren e tij, Diane Keaton, e cila u nda nga jeta për shkak të pneumonisë.

85-vjeçari tha se është i shkatërruar nga vdekja e saj dhe tregon sesi ajo ia kishte ndryshuar jetën. Pacino dhe Keaton luajtën bashkë në trilogjinë “The Godfather” dhe ishin bashkë për 20 vjet.

“Kur e mora vesh lajmin, u trondita”, shkroi ai për Deadline duke theksuar se “u trishtua thellë” nga vdekja e saj. “Diane ishte partnerja, shoqja ime, dikush që më solli lumturi dhe që ndikoi në drejtimin e jetës sime.

Edhe pse kanë kaluar 30 vite qëkur ishim bashkë, kujtimet mbeten të gjalla dhe me largimin e saj, janë rikthyer me një forcë që është e dhimbshme dhe e fuqishme.”

Aktori vlerësoi “energjinë e saj të pagabueshme” dhe sesi ajo hapte dyert për të tjerët e frymëzonte.“Njerëzve do t’u mungojë, por më shumë se kaq, do ta kujtojnë. Ajo la një shenjë që s’mund të zbehet. Ishte e pandalshme, e paepur dhe mbi të gjitha, thellësisht njerëzore. Unë do ta kujtoj gjithmonë. Ajo mund të fluturonte dhe në zemrën time, do të fluturojë gjithnjë”, përmbyll letra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat