Muzika në zi/ Ndërron jetë kitaristi legjendar i “Kiss”, Ace Frehley

Mediale Vip

Muzika në zi/ Ndërron jetë kitaristi legjendar i “Kiss”, Ace Frehley

Më: 17 tetor 2025 Në ora: 23:28
Ace Frehley

Ace Frehley, kitaristi dhe vokalisti i njohur i grupit të famshëm të muzikës heavy metal “Kiss”, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeç, njoftoi familja e tij, sipas AP.

I njohur për fansat si “Space Ace” apo “Spaceman”, Frehley u nda nga jeta “në paqe”, i rrethuar nga familjarët e tij në Morristown, Nju Xhersi, pas një rrëzimi  në studion e tij muajin e kaluar.

Shkaku i saktë i vdekjes nuk është bërë ende publik.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, familja shprehu pikëllimin e thellë për humbjen e tij, duke e përshkruar si një njeri të dashur dhe të sjellshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat