Era Istrefi feston publikimin e këngës së re bashkë me Ledrin dhe Xhensilën

Mediale Vip

Era Istrefi feston publikimin e këngës së re bashkë me Ledrin dhe Xhensilën

Më: 18 tetor 2025 Në ora: 23:22
Era Istrefi

Mirësevini në prapaskenat e “Ama do love” dhe “Hajde” nga Era Istrefi.

Këto dy projekte në një tashmë i keni mundësi t’i dëgjoni në YouTube, ndërsa Prive Klan Kosova është siguruar që t’ju sjellë detaje nga prapaskenat e një materiali kaq unik.

Dhjetëra persona bashkë kontribuan që Era Istrefi me këto dy këngë t’i prezantojë në publik në mënyrë perfekte. Jo sepse s’është e tillë, por sepse duhen personat dhe angazhimi i duhur për ta nxjerrë 100% artisten.

Ky ekip i madh nis me Kacin, që u kujdes për flokët e Erës, dhe me Arber Bytyqin, i cili detajoi grimin. Në xhirime është rëndom kështu, shumë njerëz që shtyhen në mënyrë të moderuar me kreativitet. Skena të improvizuara, pak pluhur, e shumë energji.

“Ama do love” është një këngë ritmike, që sjell shumë nga Era e viteve më parë. Klipi është i menduar asisoj që sjell edhe prapaskenat e xhirimeve. Padyshim që në qendër të vëmendjes është ylli i dashur, Era Istrefi. Përgatitja, veshjet, komunikimi me ekipin, dhe në fund këngëtarja që punën e saj e bën në mënyrën më të mirë të mundshme, pra performancën artistike.

Rreth 90% e klipit është xhiruar me handycam dhe kamera analoge me kasetë. Era, bashkë me drejtorin kreativ Genc Mehmetaj, e kanë menduar në atë mënyrë që klipi të përçojë ndjenja autentike dhe spontane. Plus që, sipas ekipit të ngushtë të këngëtares, Era është fiksuar aktualisht pas frymës më “vintage”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat