Dhunuan Klea Prengën, Gjykata e Tiranës dënon motrat Berishaj

Mediale Vip

Dhunuan Klea Prengën, Gjykata e Tiranës dënon motrat Berishaj

Më: 20 tetor 2025 Në ora: 13:46
Motrat Berisha dhe Klea Prenga

Gjykata e Tiranës dënoi me tri vjet burg Mariela Berishën, vendim i cili zbriti në dy vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa për Antonela Berishën u caktuan tri vite shërbim prove, masë që zbriti në dy vite nga gjykimi i shkurtuar.

Motrat Berisha u dënuan për shkak të dhunës së ushtruar ndaj blogeres Klea Prenga, ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2024.

Mariela dhe Antonela Berisha fillimisht u shpallën në kërkim, më pas u vetëdorëzuan në polici dy muaj pas ngjarjes.

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha gjatë kohës që po darkonte në një restorant në kryeqytet. Ajo u godit me sende të forta për motive banale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat