Enzo Fernandez në trekëndësh dashurie mes Valentina Cervantes dhe Wanda Nara-s

Mediale Vip

Enzo Fernandez në trekëndësh dashurie mes Valentina Cervantes dhe Wanda Nara-s

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 20:56
Enzo Fernandez, Valentina Cervantes dhe Wanda Nara

Mesfushori i Chelsea, Enzo Fernandez duket se është i përfshirë në një trekëndësh dashurie që sheh si protagoniste të dashurën e tij prej shumë kohësh, Valentina Cervante me të cilën është ribashkuar pas një periudhe ndarjeje dhe…Wanda Narën, ish bashkëshorten e Mauro Icardit.

Këto zëra po qarkullojnë në Argjentinë, që kur Cervantes u bë protagoniste në Celebrity MasterChef në versionin Amerikanolatin, një program ku moderatore është pikërisht Wanda Nara.

Gazetari Santiago Sposato pohon se Wanda Nara i dërgoi një mesazh Enzo Fernandez ku shkruhej: ‘Të pashë vërdallë nëpër lagje, shkruamë nëse do’.

Futbollisti nga ana e tij informoi të dashurën e tij për mesazhin që sapo i kishte ardhur, por Valentina Cervantes e mohoi se ishte në dijeni të këtij mesazhi apo ndonjë ndërveprimi mes të dashurit të saj dhe showgirl argjentinase.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat