Yje plot kanë hyrë e dalë nga shtëpia e famshme e Big Brother VIP Kosova, por janë disa që mbeten stoik në madhështinë e këtij spektakli.
Laramani karakteresh janë ato për të cilat kërkohet me muaj për t’i mbledhur në të njëjtën shtëpi. Banorë që lënë gjurmë në jetët e njerëzve, e histori për të cilat flitet me javë e muaj bëhen pjesë e shtëpisë çdo vit, e do të bëhen edhe kësaj here.
Jonida Vokshi premton shumë, ashtu si edhe çdo pjesëtar tjetër i produksionit, transmeton Klankosova.tv.
Orë të tëra në transmetim live janë ato me të cilat përballen moderatorët kur është koha për prime. Këto orë përkthehen në dhimbje fizike, në momente të rënduara emocionale, e ndonjëherë ka edhe momente që publiku nuk mbërrin asnjëherë ta shohë. Jonida pati një të tillë kur, derisa po prezantonte spektaklin, po e mbante edhe bebin në bark.
Jo vetëm momente tensionuese ka gjatë realizimit të spektaklit më të madh në vend. Ka edhe momente të lezetshme. Jonidës, p.sh., të gjithë ia mbajnë mend Gagllavicën.
Rolin si prezantuese Jonida e pranoi dhe e përvetësoi shumë mirë, si banore në Big Brother, me gjasë nuk ia thotë shumë mendja, edhe pse në zemër e ka si eksperiencë.
Të qenit për tre edicione pjesë e pandashme e këtij formati për Jonidën ka qenë e rëndësishme. Periudha të vështira ka kaluar në të dhe me të, madje, fatkeqsisht, i ka rënë ta kalojë edhe vdekjen e babait, dhe të kthehet krenare përsëri në skenë.
Big Brother VIP 4 sa s’ka mbërrirë, e dritat u fikën për t’u ndezur të tjera shumë shpejt.