Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, është surprizuar sërish mëngjesin e sotëm.
Dhe po, sërish buqeta të shumta me lule kanë vërshuar në adresë të moderatores.
Ditën e sotme, Luana ka publikuar një video në “Instagram Story” ku shfaqet duke u përgatitur për t’u nisur për në punë.
Ajo tregon se gjendej përballë një numri të madh buqetash me trendafila të kuq, të cilat ishin aq shumë sa ishte bërë e pamundur të kalonte nëpër koridorin e apartamentit ku banon.