Elton John flet për humbjen e shikimit në syrin e djathtë: Muajt e fundit kanë qenë sfidues

Mediale Vip

Elton John flet për humbjen e shikimit në syrin e djathtë: Muajt e fundit kanë qenë sfidues

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 22:58
Muzikanti britanik, Elton John

Muzikanti britanik, Elton John, zbuloi së fundmi se nuk po e humb shpresën në mjekësi pasi humbi shikimin në syrin e djathtë.

Në një intervistë të botuar në revistën Variety, muzikanti 78-vjeçar foli për jetën dhe karrierën e tij, pasi humbi shikimin në syrin e djathtë në vitin 2024.

"Ishte shkatërruese.

Që kur humba shikimin në syrin e djathtë dhe as i majti nuk është shumë i mirë, 15 muajt e fundit kanë qenë sfidues për mua sepse nuk mund të shihja asgjë, të shikoja asgjë, të lexoja asgjë", tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat