Grupi i njohur Pro Band i këndon heroit të lirisë

Mediale Vip

Grupi i njohur Pro Band i këndon heroit të lirisë

Më: 1 dhjetor 2025 Në ora: 15:01
Pro Band

Ne jemi mësuar t’i shohim e t’i dëgjojmë me këngë ritmike e festive, dhe kudo që janë ata, festa është e madhe. Por këtë herë, me rastin e festës së Kombit – 28 Nëntorit – ata kanë sjellë një himn kushtuar dëshmorit Ilir Konushevci.

Po, e kuptuat saktë: bëhet fjalë për djemtë e grupit të njohur Pro Band, të cilët sapo kanë publikuar këngën “Jemi Vëllezërit e Ilirit”, duke ringjallur nga harresa një hero të madh shqiptar.

E veçanta e klipit është se rolin e heroit e luan nipi i dëshmorit të lirisë, i cili mban po të njëjtin emër – Ilir. Ky projekt ka nisur të pritet mjaft mirë, duke u renditur te ato këngë të lavdishme që do të mbeten gjatë dhe do të këndohen nga të gjithë, të mëdhenj e të vegjël.

Teksti dhe muzika janë punuar nga Besim Bunjaku – Bica, incizuar në studion e mjeshtrit Florent Boshnjaku, me video nga A Films. Klipin mund ta ndiqni në linkun më poshtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat