“Kur izolohet njeriu, e kupton sa e rëndësishme është familja”, Labi shpërthen në lot

Mediale Vip

“Kur izolohet njeriu, e kupton sa e rëndësishme është familja”, Labi shpërthen në lot

Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 13:57
Labi

Gjatë ditës së mërkurë, banori i shtëpisë më të madhe në vend, Labinot Rexha, është parë në gjendje të rëndë emocionale.

Ai ka qarë me dënesë në kuzhinë, derisa pranë i ka qëndruar Nailiri.

Arsyeja e gjendjes së rëndë emocionale, ishte familja.

“Ndonjëherë ka nevojë njeriu të qëndrojë me familje, edhe pse kam qëndruar shumë herë larg tyre. Kur qëndron njeriu në izolim, e kupton njeriu se sa e rëndësishme është fëmija, familja, nëna, babai”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat