Benita e Toney bëjnë plane për martesë, zgjedhin edhe këngëtarin që do t’u këndojë në dasmë

Mediale Vip

Benita e Toney bëjnë plane për martesë, zgjedhin edhe këngëtarin që do t’u këndojë në dasmë

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 20:12
Benita, Toney

Romanca mes Benitës dhe Toneyt në Big Brother VIP Kosova po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

Dy banorët po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë pranë njëri-tjetrit, shpesh të përqafuar dhe të pandarë gjatë ditës.

Sot, dyshja kanë shkuar edhe më larg, duke hapur biseda për planet e së ardhmes. Në një moment të ngrohtë, Toney e ka pyetur Benitën me humor se kur mendon të martohen.

Benita, duke qeshur, i është përgjigjur me një batutë që ka bërë të qeshin edhe banorët tjerë: “Në dasmën tonë do të këndojë Labi”.

Ky moment ka shtuar edhe më shumë aludimet për afrimin e tyre brenda shtëpisë, ndërsa publiku po e ndjek me shumë interes zhvillimin e këtij raporti që dita-ditës po bëhet më i afërt dhe më i ëmbël.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat