Alban Skendraj ‘pushton’ Prishtinën me tingujt e muzikës së tij

Mediale Vip

Alban Skendraj ‘pushton’ Prishtinën me tingujt e muzikës së tij

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 13:26
Alban Skënderaj

Një natë e paharrueshme u zhvillua mbrëmë në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku këngëtari i dashur, Alban Skënderaj, solli koncertin e tij madhështor.

Me mijëra fansa të pranishëm, salla u mbush plot, duke konfirmuar edhe një herë dashurinë e madhe që publiku kosovar ka për artistin.

Koncerti shënoi një fillim spektakolar, duke ofruar një mbrëmje të mbushur plot emocion dhe muzikë.

Atmosfera ishte thjesht magjike. Të pranishmit shijuan tingujt e Albant Skënderajt, i cili interpretoi disa nga hitet më të dashura të karrierës së tij.

Energjia mes publikut dhe artistit ishte e jashtëzakonshme, duke e kthyer Sallën “1 Tetori” në një vend festimi dhe harmonie.

Vetë artisti, në një postim pas koncertit, shkroi: “Prishtinë, çfarë fillimi! Një natë e paharrueshme! Faleminderit për çdo emocion.”

Ky event dëshmoi se Alban Skënderaj mbetet një emër kyç në skenën muzikore shqiptare, duke ofruar gjithmonë performanca që prekin zemrat e fansave. Koncerti i mbrëmshëm ishte më shumë se një shfaqje; ishte një eksperiencë e plotë muzikore që do të mbahet mend gjatë.

Koncerti ‘Motiv’ do vazhdojë sonte dhe dy netë të tjera plot magji në sallën ‘1 Tetori’. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat