Momente romantike/ Dolce bisedon me banorët e Big-ut, ja çfarë i tha Edi

Mediale Vip

Momente romantike/ Dolce bisedon me banorët e Big-ut, ja çfarë i tha Edi

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 23:57
Dolce Dona

Sonte në Prime është komentuar shkuarja e Dolces në Grande Fratello. Protagonist i ngjarjes është edhe Edi, partneri i saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Ai ka thënë se, edhe pse e di ku është ajo, nuk po ndihet më i liruar. Ndërkaq ka shtuar se nuk beson që Dolce do të ndihej më mirë me një italian sesa me një shqiptar.

Në lidhje direkte është përfshirë edhe Dolce nga Italia, e cila ka thënë se mezi pret të kthehet në “Bigu” e Kosovës. Ajo ka thënë se po ndihet shumë mirë atje, por se rrugëtimin e saj e kanë shoqëruar edhe debatet me banorët.

Ndërkaq, kur e kanë pyetur nëse ka ndonjë interes për ndonjë burrë atje, ajo është përgjigjur: “Interes kam për dikë që nuk e kam këtu.”

Në një lidhje direkte me Edin, ai i ka thënë që po i mungon shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat