Sasa reagon e nervozuar kur pyetet për raportin me Kushtrimin: Nuk ndihem e refuzuar

Mediale Vip

Sasa reagon e nervozuar kur pyetet për raportin me Kushtrimin: Nuk ndihem e refuzuar

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 23:53
Sasa Hoda

Gjatë 'Darkës së të Nominuarve' në Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, u vu përballë një pyetjeje të drejtpërdrejtë lidhur me raportin e saj me banorin Kushtrim Kelani.

Kjo erdhi pasi Sasa ka shprehur hapur pëlqimin e saj për Kushtrimin, por nuk mori të njëjtën përgjigje nga ai.

Pyetja që iu drejtua ishte: “Pse po mendon se Kushtrimi të ka refuzuar?”.

Sasa reagoi menjëherë duke e mohuar kategorikisht se është ndjerë e refuzuar.

Ajo u përgjigj: “Si pikë e parë nuk ndihem e refuzuar, si pikë e dytë këtë pyetje bonja Kushtrimit, jo mua, edhe kaq. S’ka diskutim”.

Qëndrimi i saj i prerë u komentua nga banorët si një vendosmëri për të mos lejuar që situata të interpretohet në kurriz të saj.

E shumë nga pyetjet për Sasën ishin në lidhje me marrëdhënien e tij me Kushtrimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat