Kushtrimi në BBV vetëm për një muaj?

Mediale Vip

Kushtrimi në BBV vetëm për një muaj?

Më: 16 dhjetor 2025 Në ora: 17:18
Kushtrim Kelani

Në një javë me rëndësi për rrugëtimin e tij në “Big Brother”, ku këngëtari Kushtrim Kelani ndodhet në nominim, në rrjetet sociale kanë qarkulluar spekulime se largimi i tij është i paracaktuar.

Zërat pretendonin se Kushtrimi kishte nënshkruar një kontratë vetëm 1-mujore me produksionin dhe se aventura e tij do të mbyllej këtë të premte, pavarësisht votave.

Përballë këtyre aludimeve, të cilat mund të çorientojnë mbështetësit në momentin kur votimi është i hapur, stafi që menaxhon profilin e tij ka reaguar zyrtarisht. Përmes një deklarate, ata kanë mohuar kategorikisht ekzistencën e një afati kohor për qëndrimin e tij brenda shtëpisë.

Ekipi i këngëtarit i ka cilësuar këto raportime si të pavërteta, duke ftuar publikun t’i injorojë ato dhe të vazhdojë mbështetjen.

Mesazhi i tyre u mbyll me frazën “Me Kushtrimin deri në finale”, duke konfirmuar se nuk ka asnjë marrëveshje për dalje të parakohshme. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat