Plas sherri në koncertin e Mariah Carey mes Rihannës dhe një fansi

Mediale Vip

Plas sherri në koncertin e Mariah Carey mes Rihannës dhe një fansi

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 21:50
Mariah Carey dhe Rihanna

Rihanna u përball me të papriturën së fundmi.

Kur ishte në koncertin e Mariah Carey brenda teatrit Dolby në Park MGM në Las Vegas më 13 dhjetor, ikona e muzikës ishte aq e emocionuar për të parë performancën e divës saqë u ngrit në këmbë dhe kërceu, transmeton Indeksonline.

Bukuroshja e Barbadosit ishte mbështetur në karrigen e saj, duke ia vështirësuar personit pas saj të shihte krijuesen e hitit “All I Want For Christmas” në skenë.

Këngëtarja e hitit “Diamonds” po tundte krahët dhe po i dërgonte puthje Carey-t, gjë që e shpërqendroi vëmendjen. Manjati i “Fenty” po e bënte këtë ndërsa Carey këndonte “We Belong Together”.

Fansi i tha Rihannës të ulet, gjë që mund të shihet në një video që është bërë virale.

Por mega ylli, e cila ka tre fëmijë me partnerin e saj A$AP Rocky, nuk kërkoi falje. Përkundrazi, ajo iu përgjigj me të madhe: “Oh, dreq!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat