Detaji i vogël që tregon se Timothée Chalamet është pjesë e familjes Kardashian!

Mediale Vip

Detaji i vogël që tregon se Timothée Chalamet është pjesë e familjes Kardashian!

Më: 27 dhjetor 2025 Në ora: 17:15
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet duket se po e forcojnë gjithnjë e më shumë marrëdhënien e tyre. Çifti u përfshi edhe në një nga traditat më të dashura familjare të Krishtlindjeve të klanit Kardashian-Jenner: shtëpinë prej xhenxhefili.

Këtë vit, vëmendje të veçantë mori fakti që emri i Timothée u vendos pranë atij të Kylie-t, një detaj simbolik që u interpretua si shenjë e një lidhjeje të konsoliduar.

Pas spekulimeve për një krizë në muajin nëntor, burime pranë çiftit kanë konfirmuar se ata janë ende bashkë.

Po ashtu, mungesa e Timothée Chalamet në festën tradicionale të organizuar nga Kris Jenner nuk lidhej me probleme personale, por me angazhimet profesionale të aktorit, i cili ndodhej jashtë vendit për xhirimet e filmit “Dune: Part Three”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat