Lorna dhe Seno vendosin nominimet e reja, çojnë edhe Xhodin e Angelon në televotim

Mediale Vip

Lorna dhe Seno vendosin nominimet e reja, çojnë edhe Xhodin e Angelon në televotim

Më: 27 dhjetor 2025 Në ora: 23:32
Big Brother VIP Albania

Gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Albania, televotimi nga publiku nxori më pak të votuarit Lornën dhe Senon.

Si rezultat, ata u detyruan të zgjedhin dy banorë të tjerë për nominim.

Lorna shpjegoi zgjedhjen e saj: “Është pak e vështirë, se s’e dija që do të nominoja. Unë zgjedh Xhodin, është më pak aktive. Kam më pak raporte me të”.

Seno vendosi të nominojë Angelon, duke thënë se ai është shumë antipatik.

Ky zhvillim krijon një tension të ri në shtëpi dhe pritet që loja të bëhet më e ashpër në episodet e ardhshme, ndërsa publiku do të vendosë për fatin e banorëve përmes televotimit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat