Kur heqja e mjekrës bëhet ngjarje, Maluma surprizon fansat me pamjen e re

Mediale Vip

Kur heqja e mjekrës bëhet ngjarje, Maluma surprizon fansat me pamjen e re

Më: 14 janar 2026 Në ora: 22:36
Ylli i muzikës latine, Maluma

Ylli i muzikës latine, Maluma, ka nisur vitin 2026 me një ndryshim të dukshëm në pamjen e tij. Këngëtari kolumbian është shfaqur pa mjekër, një ndryshim që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e rrjeteve sociale.

Edhe pse Maluma nuk ka publikuar ende foto të reja në profilin e tij zyrtar, dermatologia e tij, Elizabeth Arroyave, ka ndarë një imazh ku këngëtari duket pa mjekër.

Ajo ka shkruar pranë fotos: “Sot ishte një prej ditëve të thjeshta, të bukura. Lëkurë e sapo rruar, bisedë e mirë, të qeshura, kujdes i personalizuar dhe drekë”, duke etiketuar këngëtarin.

Image
Instagram

Ndërsa disa fansa shprehen se pamja e re e Malumës është e vështirë për t’u njohur, të tjerë vlerësojnë se ai duket më i ri dhe energjik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat