Luana drejt një romance të re? Detaji që po bën xhiron e rrjetit

Mediale Vip

Luana drejt një romance të re? Detaji që po bën xhiron e rrjetit

Nga: Bota sot Më: 15 janar 2026 Në ora: 09:38
Luana Vjollca

Luana Vjollca ka zgjuar kureshtjen e ndjekësve me një InstaStory të fundit, ku ka fotografuar vetëm gotën e saj, në një ambient dukshëm romantik.

Pa zbuluar asgjë më shumë nga momenti, moderatorja e njohur e ka shoqëruar foton me përshkrimin “me and you”, duke lënë hapësirë për aludime dhe interpretime të ndryshme.

Postimi misterioz ka nxitur reagime të shumta, teksa fansat pyesin nëse bëhet fjalë për një mesazh simbolik apo një dedikim të koduar.

Image
Postimi

Ndryshe, Luana po shënon suksese me markën e saj “Lulu’s”, duke qenë e kërkuar kudo në botë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat