Ludo vihet në siklet pasi merr një “pyetje me spec” rreth situatës së Dolces me Edin dhe Limin

Mediale Vip

Ludo vihet në siklet pasi merr një “pyetje me spec” rreth situatës së Dolces me Edin dhe Limin

Më: 16 janar 2026 Në ora: 10:01
Ludo

Në 'Darkën e të Nominuarve' pati një pyetje me spec nga publiku për Ludo Lee.

"Si mendon që ndihet që ndihet Edi kur i thua Limit mbaje Dolcen mos e lësho", ishte pyetja.

Kjo pasi Ludo dhe Eduard Kuçi kanë pasur një raport të afërt me njëri-tjetrin brenda.

"Edi e ka përfunduar me Dolcen dhe e ka kuptuar se loja e Dolces ka qenë lojë. Besoj që Edi ka pasur ndjenja më shumë për Dolcen, Edi e ka kuptuar shumë shpejt se me Dolcen nuk ka vazhdim", u përgjigj banori.

Tutje tha: "Siç e kam parë unë nuk ka pasur ndjenja nga ana e Dolces, e ka shfrytëzuar. Unë nuk ndërhyj në raportin e Limit me Dolcen. As nuk kam drejtë të përzihem. Jam i lumtur që Edi nuk është më me Dolcen se nuk kishte vazhduar mirë për Edin".

Edi për rikujtim pati një afrimitet të madh me Dolcen, por që përfundoi shpejt.

E tani konkurrentja po shijon një lidhje të re dashurie me banorin Lim Hoti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat