Barack Obama ka bërë një urim romantik për bashkëshorten e tij, Michelle.
Ish-presidenti amerikan ka uruar shoqen e jetës, me rastin e ditëlindjes së saj të 62-të.
“Gëzuar ditëlindjen gruas që ndriçon çdo dhomë ku hyn. Të dua, Miche” shkroi Obama.
Ai publikoi një portret të përbashkët me Michelle, ku të dy shfaqen të qeshur në krahët e njëri-tjetrit.
Barack dhe Michelle Obama janë të martuar prej 33 vjetësh, teksa bashkë kanë dy vajza