Londrimit i ka ardhur një dron në shtëpinë e Big Brother Vip 4.
Ai dronin e mori nga daja i tij, me mesazhin: “Vetë ke hyrë, vetë luaje lojën”.
Ndër tjerash, në dron shkruhej edhe: “Të don daja fort”.
Londrim Mekaj është një këngëtar dhe tekstshkrues kosovar që ka marrë vëmendje të madhe si konkurrent në Big Brother VIP Kosova 4. Ai ka publikuar disa këngë, përfshirë tituj si Ti Je, M’lujti, Zemër, Helem, Paramendo dhe Prek, dhe më së voni EXIT, duke u bërë një emër i njohur në skenën muzikore para se të hynte në shtëpinë e Big Brother.
Para se të hynte në shtëpi, Londrimi vetë ka thënë se kishte rreth 4 000 ndjekës në rrjetet sociale, shumica prej tyre të pa-vërtetë, dhe pranoi se ky format i ka sjellë një rritje të dukshme të prezencës online që po e ndjekin tani.